U vendos që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të ndihmojë fabrikën për hapjen e vendeve të reja të punës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 102-të vendosi të miratojë Marrëveshjen për t’i ndihmuar kompanisë “KIEL MAKEDONIJA” në Zhelinë për hapjen e 150 vendeve të reja të punës, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria, në seancë, miratoi Informacionin për Propozim-marrëveshjen për shpërndarjen e ndihmës shtetërore të Shoqatës për prodhimin e komponentëve të brendshme KIEL MAKEDONIJA-Zhelinë dhe solli Vendim për dhënien e pëlqimit për Marrëveshje”, sqarojnë nga Qeveria.

Projekti planifikon prodhimin e ulëseve të autobusëve dhe trenave në zonën e lirë ekonomike në Tetovë, ndërsa kompania duhet të investojë 9.2 milionë euro, ndërsa të punësojë 150 persona deri në mbarimin e projektit investues, 31.12.2025.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button