Rreth gjysma e drurit të prerë në Maqedoninë e Veriut është dru ahu

Në Maqedoninë e Veriut 49.4 % e drurit të prere është prej ahu, 34.5 % është lis, 11 % pishë e bardhe dhe e zeza, ndërsa tjerat janë çam, bredh dhe specie tjera, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi i përgjithshëm i asortimenteve pyjore në pyjet shtetërore gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është zvogëluar për 3.6 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që rritje e prodhimet pyjore është vërejtur te drunjtë e minierave të llojeve halore, dru tjetër të rrumbullakët të llojit gjetherënës, dru hapësinore, dru zjarri dhe dru tjetër i përpunuar, shtylla të drurit dhe kunj.

“Në të njëjtën periudhë, shitja e asortimenteve pyjore është 171 737 m3, dhe shënon ulje për 8.6 %”, raportojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button