Sindikata: Do të shfuqizohet shpallja për kontrollorë të fluturimit pasi s’e kanë kaluar testin fëmijët e funksionarëve

Tre drejtorë të “M-NAV” dhe drejtorë në Agjencinë Fahrudin Hamidi, Migjen Selmani dhe Vllatko Kërstevski, dëshirojnë ta anulojnë shpalljen për kontrollorë të fluturimeve, pasi që prej 270 të paraqiturve, testin e kanë kaluar 8 kandidatë, në mesin e të cilëve nuk janë “personat e tyre”, e as fëmijët e paraqitur të funksionarëve nga BDI, akuzojnë nga Sindikata e Kontrolluesve të Fluturimit, shkruan SDK.

“Në mesin e 8 më të mirëve janë edhe tre djelmosha shqiptarë, të cilat janë ndër më të ranguarit sipas pikëve dhe testeve. Veçanërisht njëri i cili ka “shkelur” në testim”. Por, ata nuk janë të vërtetët që duhen të hyjnë”, thonë nga Sindikata.

Testimin e ka bërë një qendër trajnimi nga Danimarka, por siç thonë nga Sindikata, kriteret e ashpra nuk i kanë kaluar “personat partiak”

“Për këtë bordi prej tre anëtarëve kërkon llogaridhënie nga Danimarka pse janë rrëzuar kandidatët tjerë. Në mesin e atyre që janë rrëzuar në test janë edhe tre fëmijë të anëtarëve të Bordit Udhëheqës: Njëri i Selmanit dhe dy të Kërstevskit”, thonë nga Sindikata.

Të zgjedhurit është dashur të fillojnë të shkollohen përpara 7 ditëve, por tani procesi është stopuar.

Sindikata thonë se me kërkesën për llogaridhënie, udhëheqësia blen kohë pasi që më 20 nëntor kalojnë 90 ditë prej shpalljes. Nëse nuk veprojnë danezët ndaj kësaj kërkese, drejtori i Bordit Udhëheqës, Fahrudin Hamidi thotë se nuk mund të nënshkruajë që të zgjedhurit ta fillojnë shkollimin në Danimarkë.

Hamidi në një deklaratë thotë se, vlerësimet e Sindikatës nuk janë të sakta.

“Ajo zgjedhje, ajo listë, nuk është e mbështetur në argumente dhe të dhëna nga operatori ekonomik – cili është rrëzuar, pse është rrëzuar, për sa pikë nuk ka mundur të kalojë më tej… Ndoshta dikush që ka fituar pikë, nuk është në mesin e atyre 8 dhe mund të padisë! Nuk është e saktë se ne do të paguajmë gjoba ndaj operatorit, por se ai ndaj M-NAV. Kërkojnë të zënë mbi të bardhë, dokument, se me të vërtetë këto djelmosha e kanë kaluar testimin”, thotë Hamidi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button