U nënshkrua memorandumi ndërmjet agjencive të aviacionit civil nga gjashtë shtete

Në Beograd sot është nënshkruar Memorandum mirëkuptimi ndërmjet agjencive të aviacionit civil të Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Turqisë, raporton MIA. Memorandumi parashikon forcimin e bashkëpunimit në fushën e aviacionit civil, performancë të përbashkët para organizatave ndërkombëtare, njohje reciproke të lejeve dhe organizim të përbashkët të trajnimeve për sigurinë në trafikun ajror ndërkombëtar.

Me nënshkrimin e Memorandumit, institucionet kompetente mbështesin iniciativën për krijimin e një qendre trajnimi me bazë në Beograd dhe pajtohen që të veprojnë së bashku në Komisionin Evropian dhe Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit për njohjen automatike të licencave të pilotëve, licencave për mirëmbajtjen e avionëve dhe lejeve të kontrollit të trafikut ajror.

Në nënshkrimin e memorandumit, siç kumtoi Ministria e Ndërtimit, Trafikut dhe Infrastrukturës së Serbisë, morën pjesë ministri serb i Ndërtimit, Trafikut dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq dhe kryetari i Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil dhe Drejtori i Aviacionit Civil italian. Alesio Kuaranta.

Sipas Vesiq, ky është memorandumi i parë i tillë i nënshkruar në Evropë dhe më së miri pasqyron se si duket në praktikë ideja e “Ballkanit të Hapur”.

“Ky Memorandum tregon se si duket ideja e “Ballkanit të Hapur”. Le ta bëjmë Ballkanin një shtëpi të përbashkët në të cilën secili do të jetë në të veten, por të gjithë do të jemi më mirë, tha Vesiq, duke shtuar se nisma “Ballkani i hapur” si dhe thirrja për bashkëpunim rajonal është e hapur për të gjitha vendet e tjera.

Ai theksoi se çdo bashkëpunim, veçanërisht ai ekonomik, është çelës thelbësor për zgjidhjen e të gjitha problemeve të tjera politike.

“Ne na ndajnë kufijtë, por kemi një mentalitet të ngjashëm, një histori të përbashkët dhe e ardhmja jonë qëndron në bashkëpunim më të ngushtë në çdo segment”, theksoi Vesiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button