MASH për humbjet e orëve nga kërcënimet me bomba: Shkollat të kompensojnë orët e humbura
Si pasojë e kërcënimeve me bomba, disa shkolla të mesme të Shkupit kanë humbur orë të mësimit dhe kjo ka vështirësuar procesin e vlerësimit-notimit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) thotë se orët e humbura duhet të kompensohen, transmeton Portalb.mk.
“Udhëheqësit e shkollave, të cilët janë më përgjegjës për procesin arsimor, sipas rregullave ligjore pozitive, kanë për detyrë të gjejnë mënyrën dhe deri në fund të gjysmë-vjetorit të parë të kompensojnë orët e lëshuara. Vendi i nxënësve është në bankat e shkollës dhe çdo ndërprerje e mësimit pengon zhvillimin e duhur të tyre”, thanë nga MASH.
Nga atje shtojnë se në koordinim me MPB, pushtetin lokal , drejtoritë e shkollave dhe disa organizata partnere vendore dhe ndërkombëtare punojnë në mbrojtjen e tyre duke rritur sigurinë në objektet shkollore.
Dje, disa shkolla në Shkup morën sërish kërcënim për bombë, i gjashti me radhë pasi i pari ishte dërguar në emailet zyrtare më 26 tetor. Të gjitha raportimet ishin të rreme deri më tani. Ministria e Brendshme nuk bën të ditur detaje nga hetimi. Një person është ndaluar një javë më parë, por ndaj këtij personi nuk ka pasur asnjë akuzë.
- LEXO: Kërcënimet me bomba komplikuan vlerësimin për tremujorin e parë në shkollat e mesme të Shkupit
- LEXO: Dekani i Fakultetit të Sigurisë Dujovski: Raportimet për bomba në shkolla janë shembull klasik se si bëhet kërcënimi hibrid
- LEXO: Kovaçevski: Kërcënimet me bomba, luftë hibride për të nxitur frikë
- LEXO: Përsëri raportime për bomba në dy shkolla të Shkupit
- LEXO: Ishte mashtrim, kërcënimi për bomba në katër shkollat e Shkupit, vlerësoi Policia
- LEXO: Kërcënimet për bomba në shkollat e Shkupit nuk kanë të ndalur, u evakuuan përsëri nxënësit
- LEXO: Policia liroi të arrestuarin për kërcënimet me bombë dhe bastisi shtëpinë e tij
- LEXO: Policia sot ka arrestuar një person në lidhje me bombat në shkollat e Shkupit
- LEXO: Sërish kërcënim për bomba, u evakuuan gjashtë shkolla në Shkup
- LEXO: Spasovski për denoncimet e rrejshme për bomba: I dimë mejlet të cilët janë lëshuar nga jashtë shtetit
- LEXO: MASH: Shkollat duhet të mbeten mjedis i sigurtë për të rinjtë, ndërprerjet e mësimit nuk shkojnë në dobi të zhvillimit të tyre të rregullt
- LEXO: RMV, email i ri me paralajmërim se ka bombë në “Nikolla Karev”, nxënësit u evakuuan menjëherë
- LEXO: Edhe paraqitjet e sotme për bomba në nëntë shkollat e mesme të Shkupit janë të rrejshme
- LEXO: Spasovski për kërcënimet e rreme për bomba në shkolla: Kemi informacione fillestare se nga ku janë dërguar emailet
- LEXO: MPB: Kërcënimet për bombë në tetë shkollat e Shkupit janë të rrejshme