Bekteshi paralajmëroi masë të posaçme nga dhjetori për prodhuesit e bukës, vajit dhe produkteve të tjera ushqimore bazë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot njoftoi se veç më është përgatitur masë për prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, ndërsa funksionalizimi i saj duhet të fillojë nga 1 dhjetori. Ai edhe njëherë sqaroi se, qëllimi është që të ulet çmimi i inputeve për produktet bazë, që të parandaohet shtrenjtimi i tyre, transmeton Portalb.mk.

“Me ministrin Besimi krijojmë masa edhe për kompanitë e vogla të cilat janë në tregun e lirë. për prodhuesit e produkteve bazë, si buka dhe vaji për ushqim, Ministria e Ekonomisë sapo ka përgatitur masë e cila duhet të funksionalizohet nga 1 dhjetori”, deklaroi Bekteshi.

Bekteshi njoftoi po ashtu se, takimi me kompaninë për gaz natyror që ia potencoi Hristijan Mickoski është mbajtur në Beograd.

“Jam takuam me përfaqësues të kompanisë e cila është e regjistruar në Zvicërr. Bëhet fjalë për sipërmarrës nga Serbia, BeH dhe Sllovenia dhe për gaz që vjen nga Gaspromi”, tha ai.

Bekteshi informoi se kompania e dytë që ka theksuar Mickoski për furnizim me mazut, është nga BeH, si dhe se ende priten ofertat e tyre.

“Më e rëndësishmja është që të dorëzohen garanci kontrabankare, si dhe të respektohen dispozitat tona ligjore. Kur do t’i kemi ofertat, do ta informojnë opinionin nëse do të jenë të pranueshme ose pse jo”, shtoi ministri.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi një pako të re të masave në vlerë prej mbi 350 milionë eurove, për ballafaqim me krizën energjetike dhe atë të çmimeve, ku janë përfshirë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button