MPB përgënjeshtroi pretendimet e VMRO – DPMNE-së për vjedhje në Drisla
Ministria e Punëve të Brendshme i përgënjeshtroi pretendimet e VMRO – DPMNE-së për gjoja vjedhje të rëndë në NP Drisla prej ku, siç kumtoi më herët partia opozitare, po nxirret bakër si mbeturina të hekurit. Sipas MPB-së, nuk nxirret bakër, por në kamion janë shkarkuar plehra dhe mbeturina nga Kopshti Zoologjike, transmeton Portalb.mk.
“Pas paraqitjes së marrë se sot nga deponia në Drisla është nxjerrë sasi e madhe e bakrit, nga ana e nëpunësve policor nga NJPB Aerodrom dhe Draçeve, NJIK, NJPB Karposh janë ndërmarrë menjëherë masa dhe aktivitete, me çka është kryer bisedë me personat udhëheqës dhe të punësuarit në deponi dhe në Ndërmarrjen Komunale në Shkup. Në të njëjtën kohë është konstatuar se, në Drisla nuk ka bakër, ndërsa me kamionin ngarkues nga Ndërmarrja Komunale e Qytetit të Shkupit, fillimisht në Drislla janë shkarkuar plehra dhe mbeturina nga Kopshti Zoologjik në Shkup, të cilat janë hedhur në deponi, ndërsa në kthim, pas gërmimin të tokës me ekskavator, në automjetin e njëjtë është ngarkuar dhe për nevojat e Kopshtit Zoologjik dhe është dërguar atje”, reaguan nga MPB.
Paraprakisht, nga VMRO – DPMNE njoftuan se sipas dyshimeve të tyre të bazuara dhe informatave në NP Drisla po kryeht vjedhje e rëndë e bakrit, i cili nxirret si mbeturina hekuri. Nga partia e Hristijan Mickoskit akuzuan kryetaren e Qytetit të Shkupit se është e njohur për këto aktivitete të ndërmarrjes së Shkupit, por hesht në marrëveshje me pushtetit qendror.
Pretendimet e VMRO – DPMNE-së i kanë mohuar nga Qyteti i Shkupit, prej ku kërkun kërkimfalje për, siç thanë, gënjeshtrën e thënë. Në të kundërtën, paralajmëruan padi.
“NP Drisla vetëm nëntë muaj nën udhëheqjen e drejtorit të Mickoskit, është lënë me borxh prej 100 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë në ndërmarrja ka angazhuar pa turp 30 persona të ri pa asnjë kriter. Nëse VMRO – DPMNE dëshirojnë të flasin për vjedhje në ndërmarrjen, atëherë, rezultatet e revizionit të punës së drejtorit të tyre do të jenë publikisht të qasshme dhe me mundësi për paraqitje adekuate”, thanë nga Qyteti i Shkupit.