Mickoski e dorëzoi në KSHZ iniciativën për referendum kundër Marrëveshjes me Bullgarinë

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve e ka dorëzuar iniciativën për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim me Bullgarinë të nënshkruar në vitin 2017-të, njofton Portalb.mk.

Në deklaratë për mediat, Mickoski kërkoi që njëkohësisht me referendumin të shpallen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Ajo që ne fillojmë procedurë për shpalljen e referendumit obligativ për marrëveshjen me Bullgarinë nuk do të thotë se ne heqim dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Përkundrazi është mundësi e shkëlqyer që me referendumin, me një harxhim të organizohen edhe zgjedhjet”, deklaroi Mickoski.

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE të martën ka njoftuar fillimin e procedurës për organizimin e referendumit të detyrueshëm me qëllim të anulimit të marrëveshjes me Bullgarinë.

Që të shpallet referendum obligativ është e nevojshme që të mblidhen 150.000 nënshkrime, ndërkaq që i njëjti të jetë i suksesshëm duhet që të votojnë mbi 900.000 qytetarë.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito

Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

LEXO: VMRO-ja zyrtarizoi nismën për referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button