Mickoski: Javën tjetër fillojmë nismën për referendum, do të mbledhim 150 mijë nënshkrime
Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski sonte pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të partisë njoftoi se kanë marrë vendim që të fillojnë një nismë qytetare për shpallje të referendumit, me çka do të mbledhin 150 mijë nënshkrime. Siç thonë nga kjo parti, kjo vjen pas kushteve të vendosura nënvlerësuese për bullgarizim të hapur dhe ridefinim identitar të Maqedonisë, të cilën Qeveria aktuale e ka pranuar. Nga LSDM u shprehën se ky referendum do dështojë, shkruan Portalb.mk.
“Është marrë vendim që të fillojmë një iniciativë qytetare për mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e referendumit dhe në javën në vijim do të mbledhim të paktën 100 nënshkrime të kualifikuara, me të cilat një iniciativë e tillë do të dorëzohet në Kuvend. Unë, Komiteti Ekzekutiv i partisë, deputetët do të jem i pari që do ta nënshkruaj këtë nismë. Pas kësaj pres që Kuvendi ta legjitimojë dhe miratojë shpejt iniciativën, pas së cilës do të fillojnë afatet për mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve për thirrjen e referendumit të detyrueshëm, e përsëris referendum i detyrueshëm”, tha Mickoski.
Ai theksoi se pyetja e referendumit do t’i referohet Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë që Zaev e ka lidhur me Borisovin.
“Ndërprerja e kësaj marrëveshjeje do të nënkuptojë ndërprerjen e kërkesave për ndryshimin e teksteve, kontestimin e gjuhës, historisë, kulturës etj. Prandaj propozojmë që pyetja e referendumit të lexohet dhe si e tillë u miratua dhe u konfirmua sot nga Komiteti Ekzekutiv i partisë: A jeni për heqjen dorë nga rëndësia e ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Mmaqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë botuar në Gazetën Zyrtare nr. 12 /2018 nga 18.01.2018?”, tha Mickoski.
U kundër-përgjigjën menjëherë nga LSDM, nga atje tonë se referendumi kundër BE-së nuk ka mbështetje dhe nuk do të ketë sukses.
“Qytetarët janë për progres, për anëtarësim në BE. Kundër BE-së janë vetëm Mickoski dhe partneri i tij prorus Apasiev. Iniciativa për Referendum është vendim personal i Hristijan Mickoskit për të shpëtuar ulësen në VMRO-DPMNE. Pasi dështuan të gjitha gënjeshtrat e tij për bullgarizimin dhe asimilimin, pasi deputetët e VMRO-DPMNE-së ikën dhe nuk e votuan kundër në Kuvend. Tani Mickoski dëshiron që përgjegjësia për dështimet e tij të bjerë mbi anëtarët e tij”, thanë nga LSDM.
Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.
Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.
Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.
Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.
Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.
- LEXO: Bullgaria sërish do të solidarizohet me Maqedoninë vëllazërore, deklaroi Radev në takim me Kovaçevskin
- LEXO: Ambasadori bullgar në SHBA: Pasi të zgjidhet çështja historike, problemi i gjuhës nuk do të mund të prishë marrëdhëniet Bullgari-RMV
- LEXO: Mihael Roth në Shkup: Shpresoj të ketë kushte për ndryshime kushtetuese në parlament që të përshpejtohen negociatat
- LEXO: Ndryshimet kushtetuese mbajnë peng skenën politike në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Scholz pro anëtarësimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
- LEXO: Osmani: Koha do të tregojë se miratuam vendim të mirë me pranimin e propozimit francez