Instagram u gjobit në Evropë për përpunimin e të dhënave të fëmijëve
405 milionë euro është gjoba që Instagram mori nga autoritetet rregullatorë të Bashkimit Evropian pas ankesave për mënyrën sesi gjiganti i medias social përpunon të dhënat e fëmijëve në platformë, shkruan PCWorld.al.
Gjoba u aplikua bazuar në rregulloren e privatësisë GDPR. Është më e madhja vendosur ndonjëherë ndaj një kompanie të medias sociale bazuar në ligjin e GDPR pas asaj prej 267 milionë eurosh ndaj WhatsApp në Shtator të vitit të kaluar.
Ankesa ndaj Instagram kishte të bënte për mënyrën sesi Instagram përpunon të dhënat e fëmijëve dhe sistemin e regjistrimit që sipas Autoritetet Irlandez të Mbrojtjes së të Dhënave, ku Meta ka zyrat qendrore, mund të çonte të krijimin e llogarive publike gjatë procesit.
Llogaritë mbeteshin publike vetëm nëse përdoruesi vendoste të kalonte atë në private manualisht.
Arsyetim i plotë i gjobës së aplikuar pritet të bëhet publik javën e ardhshme.
Krahas Instagram, TikTok është rrjeti tjetër social nën hetim nga autoritetet Evropiane për të dhënat e fëmijëve.
Hetimi është hapur një vit më parë dhe tashmë mund të jemi pranë publikimit të detajeve të tij.