Von der Leyen: Rusia po përdor energjinë si armë, Evropa do triumfojë
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Ursula von der Leyen, akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për përdorimin e energjisë si “armë” me ndërprerjen e furnizimit dhe me manipulimin e tregjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Putini po përdor energjinë si armë duke shkurtuar furnizimin dhe duke manipuluar tregjet tona të energjisë”, u shpreh von der Leyen në Twitter.
“Ai do dështojë. Evropa do triumfojë”, shtoi ajo.
Duke theksuar se komisioni po përgatit propozime për të ndihmuar familjet dhe bizneset të përballen me çmimet e larta të energjisë, ajo tha se do të synojë të reduktojë kërkesën për energji elektrike dhe të kufizojnë çmimit e gazit.
Von der Leyen gjithashtu tha se synojnë të ndihmojnë konsumatorët dhe bizneset që kanë të ardhura nga sektori i energjisë dhe të mundësojnë mbështetje për prodhuesit e energjisë elektrike që përballen me sfidat e likuiditetit të lidhura me paqëndrueshmërinë.
Çmimet e gazit u rritën pasi kompania ruse e energjisë Gazprom njoftoi se dërgesat e gazit natyror nga gazsjellësi Nord Stream 1 në Evropë janë ndalur për një kohë të pacaktuar.
Gazprom mbylli tubacionin për periudhën midis 31 gushtit dhe 2 shtatorit për riparime dhe dërgesat ishin planifikuar të rifillonin pas 2 shtatorit, por kompania njoftoi se tubacioni do të mbetej i mbyllur.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se dërgesat përmes gazsjellësit mund të fillojnë nëse hiqen sanksionet kundër Rusisë, pasi ato po ndalojnë mirëmbajtjen e tubacionit.