U nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë (VIDEO-FOTO)

13:35 – Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u nënshkrua Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë nga ana e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe nga kolegu i tij nga Bullgaria, Borisov, ato pas nënshkrimit dhanë deklaratë për mediat, njofton Portalb.mk.

Në fjalimin e tij kryeministri Zaev deklaroi se Marrëveshja i jep sinjal pozitiv bashkësisë ndërkombëtare për stabilizimin e rajonit.

“Marrëveshja tregon se aty ku ka vullnet politik çështjet do të zgjidhen. Bullgaria dhe Maqedonia kanë bërë hap historik përpara. Kemi hapur rrugë për stabilitet dhe zhvillim për të dy shtetet dhe për rajonin e Ballkanit. Kjo Marrëveshje është sukses dhe kontribut drejt stabilizimit politik. Qeveria e Republikës së Maqedonisë është përcaktuar të zhvillojë politika të zgjidhjes. Në Qeverinë e Republikës së Bullgarisë pamë partner konstituiv me qëllime të njëjta”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se Marrëveshja është shembull se si frenimi shumë vjeçar mund të bëhet motor për lidhje.

“Kjo Marrëveshje është porosi e rëndësishme drejt BE-së dhe NATO-s se vendet e rajonit kanë udhëheqësi politike që ndërton ura. Ballkani dhe Evropa Juglindore sillen në mënyrë evropiane dhe i meritojnë perspektivat evropiane dhe atlantike. Republika e Bullgarisë është mik edhe më i mirë i Maqedonisë. Populli im sot ka të drejtë të jetë i lumtur për këtë hap”, përfundoi Zaev.

LEXO: Marrëveshja Bullgari-Maqedoni, vjen reagimi i parë nga Bashkimi Evropian

LEXO: Marrëveshja  Maqedoni-Bullgari, Gjermania: Marrëveshje historike për fqinjësi të mirë

Borisov - Zaev
Borisov – Zaev

Deklarata e kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov

“Mundëm që të mos e nënshkruajmë marrëveshjen, me vite mbrapa  nuk e kemi nënshkruar”, kështu kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, e ka filluar fjalimin e tij në Qeverinë e Maqedonisë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, bashkëpunim dhe miqësi, transmeton Portalb.mk.

Pa direktiva kemi arritur marrëveshje, paqja dhe fqinjësia e mirë janë më të rëndësihme se gjithçka tjetër, theksoi Borisov.

“Ekipet tona kanë punuar disa muaj që aktivisht të kemi nënshkrim të marrëveshjes me një emër aq të mirë – fqinjësi të mirë. Të dy memorandumit janë veçanërisht të rëndësishme edhe për ju, por edhe për ne pasi që korridori i transportit numër 8 është lidhje e cila e lidh tërë Ballkanin. Ky korridor transportues mundëson dalje jo vetën në veri dhe jug, por edhe në ngjitjen me çdo shtet tjetër në Ballkan që të bashkëpunojë me shtet tjetër”, tha Borisov.

Ai tha se Marrëveshja i tregon Bashkimin Evropian se është e mundshme paqja në Ballkan.

“Kjo Marrëveshje ka kuptim pasi që BE-së i tregon se në Ballkanin jo të qetë ku përpara 20 viteve rrodhi aq shumë gjak dhe tmerre ndaj dhjetëra mijëra njerëzve, tani do ta shoh reagimin i cili do të jetë pozitiv. Për dhjetë vite, rezultatet e kësaj Marrëveshje do të shihen në të dy shtetet”, tha Borisov.

LEXO: Zaev: Gruevski ka kontribut në Marrëveshjen me Bullgarinë

0-02-05-2a14a42850c9f736ef248edbd7e69948f13508ec4ab46b10755df2760fe53537_full

0-02-05-3eb226beaabc706f2edc7528a5076b8fe2f2026597c6c7ce83d11f8e65b2a204_full

0-02-05-8a30c676b09defb6a7b7fe1e89c7163e489d31f7dcf0cef3c1fe40460f9b47b7_full

0-02-05-11a2c5c23ce380705dfd4d0a0f828d57b9593f454edc7a34e4cc29faa5cdc020_full

0-02-05-cd3d7e458bef29794daf3bee5c55c6cef72b862f9b1909c4d2024d2cfd7d454e_full

0-02-05-e87875912b24b6d439060cf6b0aada18cb17484a69e714bfcf24295b6fe7df7c_full

Untitled

Zaev-Borisov

12:30 – Delegacioni i lartë i Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri, Bojko Borisov, ka arritur në oborrin e Qeverisë së Maqedonisë, ku i ka pritur kryeministri, Zoran Zaev, ministrat e Qeverisë së Maqedonisë dhe Garda e Nderit të Armatës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Në ora 13:35 pritet që të nënshkruhet marrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, ndërkaq në ora 13:50, kryeministrat Zaev dhe Borisov, do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Zaev - Borisov

Zaev - Borisov

Zaev - Borisov

Zaev - Borisov

Zaev - Borisov

08:30 – Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe kryeministri Zoran Zaev, sot dhe nesër do të jenë nikoqir të delegacionit shtetëror të Republikës së Bullgarisë që do ta udhëheq kryeministri, Bojko Borisov, njofton Portalb.mk.

Vizita zyrtare e delegacionit të lartë të Republikës Bullogarisë do të fillojë sot me ardhjen në Aeroportin e Shkupit, në ora 11:30 minuta.

Ceremonia zyrtare për mirëseardhje të kryeministrit Borisov dhe anëtarëve të delegacionit shtetëror të Bullgarisë, me nderime të larta ushtarake, do të mbahet përpara Qeverisë së Maqedonisë e cila do të fillojë në ora 12:15.

Në korniza të ceremonisë parashihet intonimi i himnit të Maqedonisë dhe Bullgarisë, raport i komandantit nga njësiti i gardës së nderit, përshëndetje të flamurit të Maqedonisë, defile nga njësiti i gardës ushtarake, përshëndetje nga ana e kryeministrit bullgar, por edhe prezantimin e delegacioneve të dy shteteve nga ana e kryeministrave Zaev-Borisov”, thuhet nga Qeveria e Maqedonisë.

Në ora 12:35 minuta është e paraparë takim tet-a-tet mes Zaevit dhe Borisovit, ndërkaq anëtarët e delegacionit të Maqedonisë dhe Bullgarisë do të kenë takim bilateral në ora 12:55.

Në ora 13:35 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë nga ana e Zaevit dhe Borisovit, transmeton Portalb.mk.

Si pjesë përbërëse e ceremonisë dhe e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim që do të shkruhet nga ministrat resor për Transport, gjegjësisht Energjetikë dhe Ekonomi, pastaj nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim mes Ministrisë së Transportit, Teknologjisë Informatike dhe Komunikimit të Bullgarisë dhe Ministrisë për Transport dhe Lidhje, për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore dhe  lidhjes mes dy vendeve, por edhe nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim në fushën e sjelljes e gazit në Maqedoni nëpërmjet Bullgarisë.

Agjenda e vizitës zyrtare të Qeverisë së Bullgarisë, vazhdon në ora 13:50 me deklarata për media nga ana e kryeministrave Zaev-Borisov.

Programi i vizitës së delegacionit nga Bullgaria vazhdon me takime punuese bilaterale me Ministri përkatëse nga të dy vendet.

Pasdite, nikoqir i delegacionit të lartë nga Bullgaria do të jetë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe presidenti, Gjorge Ivanov.

Më 2 gusht, ashtu siç është e paraparë, të dy delegacionet bashkërisht do të marrin pjesë në manifestimin Ilinden në kishën “Shën Spasi” në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button