Nga goditja e rrymës jetën e ka humbur një 22 vjeçar nga rajoni i Tetovës

Policia e Tetovës informon se tek ta është denoncuar rasti i vdekjes së një 22-vjeçari nga Bogovina, i cili e ka humbur jetën për shkak të lëndimeve të marra nga goditja e rrymës, raporton MIA. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kamjanin fqinj, ku 22 vjeçari ka punuar si punëtor ndërtimi.

“Sot (01 shtator) në ora 12:20 minuta në SPB Tetovë është denoncuar se në Spitalin klinik të Tetovës është sjellë 22-vjeçari E.I. nga Bogovina e Tetovës, i cili paraprakisht sipas raportit fillestar ka pësuar lëndime të rënda nga goditja e rrymës derisa ishte i angazhuar në kryerjen e punimeve të ndërtimit (fasadë) të një objekt shkollor në Kamjan të Tetovës. Pas kontrollit të kryer, mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të Prokurorit publik do të bëhet autopsi të trupit të pajetë të E.I,. Merren masa për zbardhjen e rastit”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Inspektimi është në vijim me pjesëmarrjen e Prokurorit publik dhe ekipit nga Sektori për punë të brendshme Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button