Tekstet e Beyonces, zyrtarisht lëndë mësimore në SHBA
Universiteti Rutgers në SHBA ka nisur një lëndë mësimore “Perspektiva Feministe: Politizimi i Beyonces” që shfrytëzon momentet e saja kryesore të karrierës së saj për të “eksploruar racën, gjininë dhe politikën seksuale amerikane”.
“Dua që studentët e mi të bëhen më të vetëdijshëm mbi pop-kulturën dhe për atë se çfarë konsumojnë çdo ditë”, ka thënë ligjëruesi i kësaj lënde, studenti PhD, Kevin Allred, mësimdhënës në Departamentin e Gruas dhe Studimeve Gjinore në shkollë (e gjithashtu edhe fans i madh i Beyonces).
“Shpresoj që njerëzit të nisin të vlerësojnë atë që po e bën Beyonce për sa i përket feminizmit dhe atë çfarë ajo përfaqëson për racën dhe gjininë”.
Studentët do të lexojnë literaturë nga feministe të famshme me ngjyrë, përfshi Octavia Butler dhe libra të ngjashëm.