Qyteti i Shkupit e caktoi drejtorin e Kopshtit Zoologjik
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka caktuar Dragan Ilievskin në krye të Kopshti Zoologjik, transmeton Portalb.mk.
“Dragan Ilievski është Ushtrues Detyre – Drejtor në Kopshti Zologjik Shkup”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Raportohet që Ilievski vjen në këtë pozitë pas 20 viteve përvojë në sektorin privat, si inxhinier i diplomuar në Fakultetin e Makinerisë në Shkup dhe magjistër i studimeve ekonomike.
Ndryshe, Arsovska paraprakisht kishte shkarkuar nga kjo pozitë Kristijan Stamenovin. Në mandatin e këtij të fundit, në kopshtin zoologjik të Shkupit, për dy ditëve ishin vrarë mbi 10 kuaj dhe mushka, që t’u jepen si ushqim kafshëve mishngrënëse, dëshmojnë së paku tre punonjës të kopshtit zoologjik. Informacionin e konfirmoi drejtori Kristijan Stamenov. “Vërtetmatësi” erdhi te një nga fotot ku shihet gjak në asfaltin e Kopshtit Zoologjik si pasojë e vrasjes së kafshëve. Punonjës të këtij institucioni reagojnë se deri më tani nuk ka ndodhur që kuajt të vriteshin në mes të Kopshtit Zoologjik, por ushqimi për kafshët ishte siguruar ekskluzivisht me tender.