Arsovska ndërroi mendje, pikën për formimin e Agjencisë për Sigurim e tërhoqi nga rendi i ditës

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, ndërroi mendje dhe e tërhoqi nga rendi i ditës pikën për formimin e Agjencisë për Sigurim. Në fillim të seancës, sekretari i qytetit, Gjoko Vellkovski, kërkoi që pika të tërhiqet për përpunim plotësues, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Sipas idesë së kryetares Arsovska, Qyteti i Shkupit u desh të themelojë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar nga një person (SHPKNJP) për sigurimin e objekteve që janë nën kompetenca të Qytetit të Shkupit.

“Shoqëria tregtare do të kryejë punën e sigurimit privat për shkollat ​​e mesme dhe institucionet kulturore nën kompetenca të Qytetit të Shkupit. Në këtë mënyrë, me një rregullim të centralizuar, do të arrihet një efikasitet më i madh në sigurimin e ambienteve dhe sigurisë së nxënësve dhe punonjësve. Qëllimi i themelimit të Kompanisë për sigurim privat është ngritja e standardeve dhe cilësisë së punës së sigurimit të pronës së Qytetit të Shkupit”, thuhej në shpjegimin e vendimit i cili sot u tërhoq nga shqyrtimi dhe miratimi.

Qyteti i Shkupit me vite ka angazhuar sigurim privat për sigurimin e shkollave. Sipas marrëveshjes së fundit që u lidh në nëntorin e viti të kaluar, qyteti paguan 160.000 euro për sigurim, brenda një viti, të 23 shkollave të mesme.

Me themelimin e Agjencisë për Siguri, duke pasur parasysh se 23 shkolla të mesme dhe disa institucione kulturore, gjegjësisht rreth 30 objekte janë në juridiksionin e Qytetit të Shkupit, do të duhet të punësohen nga 60 deri në 100 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button