Qyteti i Shkupit themeloi institucionin publik për urbanizëm “Kenzo Tange”

Qyteti i Shkupit themeloi institucionin publik për urbanizëm “Kenzo Tange”. Me këtë, qyteti, edhe pse ka Drejtorinë për Urbanizëm, krijoi një institucion tjetër në të cilin do të ketë punonjës të rinj, drejtor, anëtarë të bordit mbikëqyrës dhe drejtues, shkruan Portalb.mk.

Në sqarimin e vendimit që sot e ka miratuar Këshilli i Qytetit të Shkupit, thuhet se qëllimi i themelimit të institucionit është ngritja e standardeve dhe cilësisë së punës urbanistike. Drejtor është emëruar Antoni Korshul dhe përveç tij duhet të zgjidhen anëtarët e këshillit drejtues dhe mbikëqyrës.

Sa punonjës do të ketë ky institucion, nuk thuhet në vendim.

Në vendimin themelues thuhet se institucioni publik për planifikim urban do të marrë pjesë në hartimin dhe miratimin e planit të përgjithshëm urbanistik për Qytetin e Shkupit.

“Do të bëjë zbatimin dhe monitorimin e zbatimit, do të përpilojë plane dhe projekte urbanistike, dhe do merr pjesë në miratimin e tyre, zbatimin dhe monitorimin e zbatimit, përgatitjen e revizionit profesional të planeve urbanistike dhe projekteve urbanistike në përputhje me kushtet për kryerjen e revizionit të përcaktuar me ligj, do përpilojë dokumentacionin projektues-teknik për objektet infrastrukturore, si dhe do të kryen mbikëqyrje mbi zbatimin e tyre, do të përgatit studime, elaborate ekspertësh dhe programe të ndërlidhura me planifikimin dhe rregullimin dhe zhvillimin hapësinor të qytetit.

Përveç kësaj, ky institucion do të bashkëpunojë me institucionet kompetente për planifikim hapësinor gjatë përpilimit të planeve hapësinore nën kompetencë të tyre. Institucioni publik organizohet në atë mënyrë që do t’i mundësojë Qytetit të Shkupit të sigurojë kushte dhe ndikim më të madh strategjik për zhvillim të barabartë hapësinor të qytetit, rregullim dhe shfrytëzim racional të hapësirës dhe kushteve për jetë dhe punë humane të qytetarëve, zhvillim të qëndrueshëm, mbrojtje dhe përmirësim të mjedisit jetësor dhe natyrës, mbrojtja e vlerave kulturore dhe historike, transparencë në procedurën e miratimit dhe zbatimit të planeve, përputhshmëri me normat dhe standardet për planifikim hapësinor dhe urbanistik, me çka edhe puna dhe funksionimi i Institucionit publik do të bazohet në parimet e profesionalizmit, transparencës dhe përgjegjësisë në punën dhe rezultatet e arritura.” thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button