Derisa VMRO-DPMNE bllokon autostradat dhe rrugët kryesore, MPB rikujton se kjo është e ndaluar me ligj (FOTO)

VMRO-DPMNE dhe E majta vazhduan sot protestat e tyre duke bllokuar qarkullimin në katër lokacione në mbarë vendin. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se bllokimi i autostradave dhe rrugëve kryesore është i ndaluar me ligj, ndonëse opozita këtë e ka bërë sot në rrugët kryesore Gradsko-Prilep afër Pletvarit, Shtip-Radovish dhe Veles-Shtip, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

MPB njofton se sot në arkivin e MPB-së është pranuar akti me të cilin partia politike VMRO-DPMNE si organizatore e protestës njofton se do të organizojë bllokada, me rrugë të specifikuara
dhe cakton person kontaktues me organizatorin, që është pjesë e obligimeve të organizatorit të parashikuara në nenin 3 të Ligjit për Tubime Publike.

“I njëjti nen parashikon se në njoftim do të jepen të dhëna edhe për “masat që ka marrë organizatori në lidhje me mbarëvajtjen e tubimit publik dhe të dhënat për organizimin e shërbimit të sigurisë”. Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Brendshme ka shprehur iniciativën për takim pune me personin kontaktues të specifikuar në akt, i cili nuk iu përgjigj ftesës, e as nuk ka ofruar zëvendësimin e tij apo një përfaqësues tjetër në emër të organizatorit”, thuhet në deklaratën nga Ministria e Brendshme.

Bllokada nga VMRO-DPMNE, foto: Meta.mk
Bllokada nga VMRO-DPMNE, foto: Meta.mk

MPB rikujton të drejtat dhe detyrat e parapara me Ligjin për Kuvendet Publike, i cili thotë se protesta mund të mbahet në çdo vend, përveç objekteve shëndetësore, në mënyrë që të mos pengohet qasja e autoambulancave dhe të prishet qetësia e të sëmurëve, në kopshte dhe shkolla derisa fëmijët qëndrojnë në to dhe në autostrada dhe rrugë kryesore, në mënyrë që rrezikon qarkullimin rrugor.

MPB-ja shton se organizatori i tubimit publik është i obliguar të sigurojë rendin e tubimit publik dhe të organizojë shërbimin e sigurisë, e nëse organizatori i protestës kërkon, Ministria e Punëve të Brendshme mund të sigurojë rendin e tubimin publik, por shpenzimet për këtë sigurohen nga organizatori.

Bllokada nga VMRO-DPMNE, foto: Meta.mk
Bllokada nga VMRO-DPMNE, foto: Meta.mk

“Organizatori është i obliguar të ndërpresë mbajtjen e tubimit publik, nëse rrezikohet jeta dhe shëndeti, siguria dhe siguria personale e njerëzve dhe pasurisë. Në rastet nga paragrafi 3 i këtij neni, organizatori është i detyruar të njoftojë menjëherë Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha MPB.

Policia rikujton se MPB mund të ndalojë mbajtjen e tubimit publik në rast të rrezikimit të jetës, shëndetit, sigurisë, sigurisë personale dhe pronës së qytetarëve; kryerja ose nxitja e kryerjes së veprave penale të përcaktuara me ligj; rrezikimi i mjedisit ose nëse mirëmbajtja e tij bie ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare që përcaktojnë detyrimin për mbarëvajtjen e trafikut.

Bllokada nga VMRO-DPMNE, foto: Meta.mk
Bllokada nga VMRO-DPMNE, foto: Meta.mk

Krahas përkrahjes dhe thirrjes për pjesëmarrje nga partia E Majta për bllokadat e rrugëve, deputeti i VMRO-DPMNE-së Dragan Kovaçki në bllokadën e sotme u bëri thirrje autoriteteve që të refuzojnë propozimin evropian për fillimin e negociatave me BE-në.

“Sot fillojmë me bllokada në disa vende nëpër Republikën e Maqedonisë. Populli i bën thirrje qartë qeverisë dhe udhëheqjes shtetërore që t’i thonë JO ultimatumit. Qeveria nuk duhet të përpiqet të shtyjë diçka në Kuvend, ku kanë një makineri votimi nga një grup deputetësh që ne e dimë se do të votojnë sipas kërkesave të tyre”, tha deputeti Kovaçki.

Sonte dhe nesër nuk do të ketë protesta, ndërsa protesta e ardhëshme është caktuar të dielën në orën 19:00 para Qeverisë. Protesta e djeshme e gjashtë radhazi u zhvillua në mënyrë paqësore, gjatë së cilës folësit para Kuvendit, si në ditët e kaluara të protestës, kërkuan dorëheqje nga Qeveria dhe refuzim të propozimit.

Paraprakisht, Qeveria e ka përcjellë propozimin në Kuvend.

Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, para fillimit të protestës, tha se “Qeveria ka frikë të vendosë vetë dhe fokusin e zhvendos në Parlament”, duke theksuar se VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë asnjë ndryshim kushtetues.

Kujtojmë se pasditen e 5 korrikut është shmangur incident ndëretnik pasi një grup protestuesish maqedonas kundër propozimit francez, u përleshën me një grup të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë qenë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Policia parandaloi përballje direkte dhe përshkallëzim të situatës.

Gjatë incidentit janë përdorur gurë, shishe dhe gjësende të forta, por janë dëgjuar dhe të shtëna me armë zjarri. Policia ka reaguar në kohë dhe ka shmangur përplasjen direkte. Si rezultat i këtij incidenti, janë dëmtuar disa makina të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun afër sheshit.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka shpërndarë një fotografi të një personi me pistoletë në dorë, duke akuzuar se “ky është personi i cili është dashur të më vret”. Ai ka kërkuar nga MPB dhe ministri, Oliver Spasovski, personi të arrestohet. Dhunën e protestuesve e kanë dënuar partitë në vend, por edhe faktori ndërkombëtar.

Ndryshe, propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

Së fundmi në Bullgari, raQeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button