Dëmtohet pllaka e bustit të Dervish Himës në rrjedhën e Drinit në Strugë

Është dëmtuar përsëri busti i Dervish Himës, personalitetit të shquar të Rilindjes sonë Kombëtare, i vendosur në rrjedhën e Drinit të Zi. Dëmtimin e pllakës ku ndodhet emri, mbiemri dhe vitit i tij i lindjes dhe i vdekjes e kanë vërejtur kalimtarët e rastit, të cilët janë kanë shprehur mllefin e tyre ndaj këtij akti qyqar.

Historiani i njohur, Dr. Nebi Dervishi thekson se dëmtimi i pllakës së bustit është në vazhdën e dëmtimeve që u kanë bërë  busteve të Dr Ibrahim Temos dhe Dervish Himës forcat e errëta, të cilat nuk mund të pajtohen që këto dy figura historike të Rilindjes sonë kombëtare ndodhen aty . Veprimin e konsideroj , të qëllimshëm, sepse ky akt po përsëritet disa herë, ndaj duhet të gjinden dhe të  dënohen ashpër  kryesit e këtyre veprave, thotë Dr. Dervishi.

Lajme të ngjashme

Back to top button