Lëvizja qytetare” Zëri”, dëmtimi i bustit të Himës akt shovinist

“Lëvizja qytetare ”Zëri” shpreh keqardhjen për dëmtimin e qëllimshëm të bustit të rilindasit të mirënjohur shqiptar Dervish Hima. Pa dyshim që akte të tilla janë të ulëta dhe shoviniste që duhet dënuar nga organet e rendit, të cilat akte për fat të keq injorohen dhe asnjëherë nuk dënohen.”, thuhet në reagimin e kësaj lëvizjeje pasi është konstatuar dëmtimi i pllakës së bustit të Dervish Himës, të vendosur në brigjet e Drinit të Zi në Strugë.

“Në Strugë është bërë e natyrshme që institucionet e rendit të mos funksionojnë për asgjë, për këtë arsye ne sot kemi një qytet të mbushur me ndërtime pa leje dhe me hapësira publike të shkatërruara”, thuhet në këtë reagim.

Lajme të ngjashme

Back to top button