Deputeti i VMRO-DPMNE e quan turp kalimin e pushimeve në Greqi

Aleksandër Nikollovski, deputeti i VMRO-DPMNE nga Ohri e ka quajtur turp shkuarjen e qytetarëve të Maqedonisë për pushime në Greqi. 

Në profilin e tij në facebook ai shkruan se mbi 23 mijë maqedonas kanë shkuar në Greqi vetëm gjatë vikendit  Nëse çdonjëri prej tyre atje do të harxhonte 100 euro, kjo do të thoshte 25 milion të ardhura për Greqinë dhe po aq më pak të ardhura për Maqedoninë.

“Pikërisht për shkak të kësaj Greqie, të premten e ardhshme nuk do të mund ta marrim datën për fillimin e negociatave me BE-në, që do të ishte një parakusht për një ekonomi më të fuqishme, rroga më të larta, më shumë punësime dhe standard më të mirë jetësor. Turp!”, shkruan  Nikollovski në facebook-un e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button