A mund të jeni alergjik në diell?

Po! Është mundshme të jeni alergjik në diell. Ekspozimi në dritën e diellit mund të nxisë një varg të reaksioneve të pakëndshme në lëkurën e njeriut, të cilat prekin një në pesë njerëz.

Kush është më i rrezikuar?

Kaukazianët (të bardhë, përfshirë evropianët, e edhe shqiptarët) ose njerëzit me prejardhje nga amerikanët vendas mund të jenë më të prirë për t’u prekur nga alergjia në diell, edhe pse lidhja në mes të ngjyrës së lëkurës ende është debat në mesin e hulumtuesve.

Antibiotikë të caktuar, si tetraciklina, sulfonamidet dhe/ose të pasurit e ekzemave, mund t’i shtojnë gjasat për probleme të lidhura me diellin. Nëse keni ndonjë të afërm me reaksione alergjike të lëkurës ndaj diellit, atëherë edhe ju jeni në rrezik më të shtuar të vuani nga ky problem.

Rrezet e diellit në fakt mund të nxisin paraqitjen e urtikarieve (puçrra të mëdha në formë njollash), dhe ata që janë të prekur kanë njolla të skuqura të shoqëruara me të kruara në zonat e organizmit të ekspozuara në diell. Kjo dukuri ka prirje të paraqitet shpesh, dhe në shumicën e rasteve, kalon vetë brenda një dite.

I nxehti po ashtu nxit urtikariet, thjesht si pasojë e ngritjes së temperaturës trupore. Shumë pacientë të cilët stërviten, veçanërisht kur ambienti i tyre është shumë i ngrohtë ose nëse janë të veshur së tepërmi, kuptojnë se këto situata mund të shkaktojnë urtikariet dhe të kruara në lëkurë.

Një tjetër problem është se mund të jeni alergjik ndaj kremit tuaj të rrezitjes. Kjo në përgjithësi ndodh në vendet e aplikimit të produktit, por më shumë paraqitet në zonat e lyera dhe të cilat i ekspozohen diellit. Shpërndarja e alergjisë mund të përfshijë edhe fytyrën, por që zakonisht nuk prek kapakët e syrit.

Shkaktarë të tjerë mund të përshijnë sëmundje të ndryshme autoimune, si lupusi. Në këto raste bërja e analizave të gjakut dhe/ose biopsia e lëkurës mund të ndihmojë gjetjen e shkaktarit. Në disa raste alergjia në diell manifestohet vetëm kur lëkura ekspozohet ndaj shkaktarëve të tjerë si bimët dhe/ose pemët dhe perimet.

Alergjia e shkaktuar nga dielli po ashtu mund të shfaqen me simptoma të tjera, si kokëdhimbje, skuqje, urtikarie dhe flluska. Veshjet mund të ofrojnë një mbrojtje sinjifikante, siç mund të ndihmojë edhe shfrytëzimi i ombrellës dhe kapelat me strehë të gjerë.

Si të mbroheni nga alergjia në diell?

Përdorimi i kremrave të rrezeve të diellit të cilat përgjithësisht përmbajnë zink dhe/ose titan të mikronizuar, mund të jenë më i përshtatshëm për lëkurën tuaj, veçanërisht nëse keni lëkurë sensitive dhe/ose reaksione alergjike ndaj kremrave kimike mbrojtëse nga dielli.

Përdorimi i barnave antihistaminike përmes gojës mund të reduktojë ashpërsinë e simptomave, edhe pse kjo nuk është e garantuar. Trajtimet tjera për këtë problem përfshijnë edhe kremrat me bazë jo-steroide për lyerje të jashtme dhe, sigurisht, shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell.

Mos harroni reduktojeni ekspozimin tuaj të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit, veçanërisht nga ora 11 deri në orën 15.

Lajme të ngjashme

Back to top button