Së shpejti do të hiqet bankina e betonit në rrugën ‘Cvetan Dimov’ në Çair të Shkupit

Bankina prej betoni në rrugën Cvetan Dimov në Çair të Shkupit do të hiqet. Bankina u vendos në maj 2020 për siguri më të madhe të këmbësorëve dhe çiklistëve, transmeton Sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

Kryetarja Danela Arsovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares se kur do të hiqet bankina, tha se do të jetë së shpejti dhe paralajmëroi një projekt të ri për këtë pjesë të qytetit.

“Mendoj se do ju befasojmë shumë shpejt. Është një projekt të cilin po e punojmë së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Më duhet të them se nuk do të fillojmë asnjë projekt derisa të zgjidhen të gjitha situatat që realizimi të bëhet shpejt dhe me efikasitet. Për atë pjesë do të ketë zgjidhje të përshtatshme dhe së shpejti me kryetarin Ganiu do ta shpallim si projekt të ri për çairasit”, tha Arsovska, pa thënë se çfarë parasheh projekti i ri.

Rruga Cvetan Dimov në Çair prej vitesh konsiderohet si një nga rrugët më të sigurta në Shkup. Në këtë pjesë të qytetit, edhe pse ka një urë për këmbësorë, askush nuk e përdor, ndaj kush të dojë të kalojë rrugën. Automjetet parkohen vazhdimisht në rrugë dhe kthehen në gjysmërreth, edhe pse kjo është e ndaluar. Për këtë arsye, qyteti i Shkupit para dy vitesh vendosi një gardh prej betoni 380 metra të gjatë përgjatë rrugës. Për të zbukuruar hapësirën e gardhit janë vizatuar grafite me emrat e fëmijëve që kalojnë çdo ditë këtë pjesë.

Ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov atëherë tha se kjo ndodh për shkak të nevojës së mbrojtjes më të madhe të këmbësorëve dhe çiklistëve në këtë rrugë. Visar Ganiu tha se me këtë kaosit në rrugën “Cvetan Dimov” po i vjen fundi dhe kjo po bëhet për të lehtësuar lëvizjen në rrugët e Komunës së Çairit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button