Nesër do të luajë Maqedonia e Veriut në Ligën e Kombeve, pritet debutimi i Etemit

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll do të luajë kundër ekipit të Gjilbraltarit në Shkup, aty ku humbi pardje nga Gjeorgjia, transmeton Portalb.mk.

“Na dhemb çdo humbje. Por ne duhet të mendojmë përpara. Mund të garantoj se çdo lojtar jep më të mirën e tij, por ndonjëherë futbolli është i tillë. Ne duhet të ecim përpara dhe të ecim drejt qëllimit tonë. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë mirë dhe atmosfera në ekip është ende e njëjtë dhe ne duam rezultate më të mira”, deklaroi futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.

Kjo do të jetë ndeshja e katër në Ligën e Kombeve, ku Maqedonia është në një grup me Gjibraltarin, Bullgarinë dhe Gjeorgjinë, ku kjo e fundit renditet në vendin e parë.

“Aleksandar Trajkovski nuk do të jetë në kombinim për shkak të lëndimit, Elmas është në pikëpyetje, kemi disa lojtarë të cilët janë gjithashtu në dilemë për të luajtur. Shumë nga lojtarët janë të lodhur për shkak të orarit. Duhet të presim të gjithë së bashku për të parë se kush do të jetë gati për lojë. Të gjithë lojtarët janë në garë për një paraqitje edhe Ethemi gjithashtu mund të debutojë në këtë duel”, deklaroi trajneri Blagoja Milevski.

Ndryshe, biletat për të ndjekur ndeshjen në “Todor Proeski” – Shkup janë nga 250 denarë deri 350 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button