Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë plotësuar kushtet për zhbllokimin e procesit eurointegrues, vlerësoi kryeministri Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka vlerësuar që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria tashmë i kanë plotësuar kushtet për fillimin e negociatave për integrimin në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë plotësuar kushtet për negociata, nuk mund të jenë peng i një vendi anëtar në Bashkimin Evropian”, deklaroi Kovaçevski.

Ai këto vlerësime i dha në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Scholz, duke theksuar që vendi ka bërë gjithçka për të filluar konferencën e parë ndërqeveritare.

“Maqedonia e Veriut 100% e meriton konferencën e parë ndërqeveritare”, tha Kovaçevski, duke llogaritur që 45% e legjislacionit tonë tashmë është i harmonizuar me legjislacionin e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button