Von der Leyen takohet me Zelenskyn, bisedojnë për rindërtimin e Ukrainës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po viziton Ukrainën për të diskutuar propozimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Von der Leyen theksoi se me presidentin Volodymyr Zelensky do të diskutojnë rindërtimin e Ukrainës dhe përparimin drejt anëtarësimit në BE, transmeton Klankosova.tv.
“Me presidentin Zelensky unë do të bëj një bilanc të punës së përbashkët, të nevojshme për rindërtimin dhe përparimin e bërë nga Ukraina në rrugën e saj evropiane”, tha ajo në Twitter.