USHT-ja pranon 5630 studentë

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në vitin akademik 2013/2014 do të pranohen gjithsej 5630 studentë. 

Ky është numri i vendeve të lira për vitin e ri akademik i paraparë në Konkursin që e ka shpallur Ministria për arsim dhe shkencë.

‘Në USHT, në vitin e ardhshëm akademik pranohen 3260 studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 1920 studentë të rregullt me vetëfinancim dhe 450 me korrespodencë’ kumtojnë nga USHT-ja.

Të drejtë regjistrimi për studimet e ciklit të parë kanë kandidatët që kanë dhënë maturën shtetërore ose maturë ndërkombëtare, me shkollë të mesme katërvjeçare në shkollat e mesme të verifikuara me akt të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjithashtu të drejtë regjistrimi në cikin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar të cilët nuk kanë dhënë maturë shtetërore, respektivisht kanë përfunduar para vitit akademik 2007/08.

Afati i parë i aplikimit për regjistrim është prej 19 deri 23 gusht, ndërsa afati i dytë prej 3 deri më 6 shtator, për afat të tretë plotësues do të vendoset varësisht prej vendeve të lira që do të mbeten./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button