Nuk të pëlqen barku yt? Ja si mund ta fshehësh

Nëse barku yt nuk të pëlqen dhe ndonjëherë ndihesh në siklet për këtë, mos u shqetëso. Fillimisht duhet të dish që është një problem i shumicës dhe se kthehet në një problem vetëm nëse ti e sheh si të tillë.

Cila është veshja e duhur në të tilla raste? Rregulli i parë është të shmangësh të gjitha veshjet e ngushta që të bëjnë të ndihesh si e zënë në kurth. Duhet të kamuflosh dhe jo të vësh në dukje.
Modeli i duhur për ty është ai me prerje të ngushtë siper dhe i gjerë më poshtë. Në këtë mënyrë e fshihni barkun dhe vini në dukje dekoltenë.

Gjithashtu në ndihmë të vijnë edhe trikot ose jelekët e gjatë të cilat ju zgjasin figurën dhe ju fshehin rrumbullakësinë.

Për sa i takon dizajnëve të bluzave është mirë që nëse ke pak bark, të përdorësh bluza me vija vertikale të cilat hollojnë pamjen, citon noa.

Shmangni gjithnjë bluzat e shkurtra. Të përsosura janë këmishat që nuk janë të ngushta te barku.

Mund të zgjidhni edhe një model të gjatë me shpinën e zbuluar, ose me një dekolte të hapur që bie në sy.

Kujdes të madh duhet të bëni edhe në zgjedhjen e copës. Nëse nuk zgjidhni të duhurën ajo bën që barku të bjerë më shumë në sy.

Lajme të ngjashme

Back to top button