Këto 15 fjali duhet më shpesh t’ua themi fëmijëve tanë – që ata të kuptojnë se sa shumë i duam

Çdo ditë është në fakt një dinamikë për ne. Gjithnjë e më shpesh, prindërimi dhe jeta familjare ngjason në këtë – nxitim dhe një orar nga zgjimi e deri në gjumin e natës. Në fund të ditës, kur i bëjmë gati për të fjetur, gjithçka që duam është t’u lexojmë një histori (nëse vërtet duhet) dhe të dëgjojmë atë frymëmarrje të tyre teksa flenë. E nëse të kërkojnë një gotë ujë sapo ulesh para televizorit apo në një kolltuk me libër, të duket sikur të rrotullohet e gjithë shtëpia, shkruan Panacea.

Në përgjithësi, nuk ka shumë momente në të cilat do të uleni në qetësi, do të përkëdheleni pak me fëmijën apo fëmijët, dhe t’u thoni se sa i doni. Dhe këtë moment dimë ta shpenzojmë me fjali të tilla si: “Dhoma jote është e parregulluar” ose “Nuk i ke rregulluar këpucët” ose “Nuk i ke larë ende dhëmbët”.

Pra, gjithsesi ata e dinë që ju i doni, apo jo? Më shumë se çdo gjë në botë. Po, ata e dinë, por mirë do tju kishte ardhur një fjali e cila do tua kishte vërtetuar këtë.

Ja disa fjali që me të vërtetë do të lënë gjurmë në zemrën e një fëmije – ashtu siç ju dëshironi. Dhe ai do të flejë gjumë duke e ditur se e duam.

  1. Ti je i/e rëndësishëm/e për mua.
  2. Më pëlqen të kaloj kohë me ty.
  3. Ti më bën të buzëqesh.
  4. Bota është më e mirë sepse ju jeni në të.
  5.  Ndihem shumë me fat që jam nëna/babai juaj.
  6.  Jam krenare për personin që jeni.
  7. Të dua nga gishtat e këmbëve deri te hunda! (Më të rriturit do të qeshin nëse gudulisni vendin për të cilin po flisni ndërsa e thoni këtë.)
  8. Ti je e bukur për mua si brenda dhe jashtë.
  9. Mendova për ty sot kur…
  10. Më pëlqeni. (Edhe kur thoni “të dua” rregullisht, a e di fëmija juaj që ju pëlqen?)
  11.  Ndonjëherë, nëse ndihem i/e trishtuar, e kam më të lehtë kur mendoj për ty.
  12.  Mund të flasësh gjithmonë me mua, edhe nëse bëhet fjalë për diçka që të bën nervoz, të frikëson apo je i/e trishtuar.
  13.  Dua të të shikoj derisa… (Zgjidh një aktivitet që i pëlqen fëmijës, si për shembull të luajë futboll, të lexojë një libër, të vizatojë,…)
  14.  Ti ma mbush zemrën.
  15.  E vlerësoj kur… (Shto një shembull specifik të diçkaje që bën fëmija, e cila është e dobishme ose e sjellshme.)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button