Joe Biden: Rusia do të mbahet përgjegjëse
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha Rusia do të mbahet përgjegjëse për agresionin ndaj Ukrainës, transmeton REL.
Ai tha se ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku është diskutuar për mbështetjen e sigurisë dhe humanitare të Uashingtonit ndaj Kievit.
“Kam biseduar me presidentin Zelensky për mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën – përfshirë ndihmën e sigurisë dhe atë humanitare – teksa ajo mbron veten kundër agresionit rus. Ne do ta mbajmë përgjegjëse Rusinë dhe sanksionet tona veçse kanë pasur ndikim shkatërrues”, tha Biden përmes një postimi në rrjetet sociale.