NATO: Nuk ka nevojë për ndryshim të alarmit bërthamor

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca nuk sheh nevojë për ndryshim të alarmit për armët bërthamore, pavarësisht kërcënimeve të Rusisë, transmeton REL.

Stoltenberg ka folur për agjencinë e lajmeve, Associated Press pas bisedimeve që ka zhvilluar për siguri me presidentin polak, Andrzej Duda në bazën ajrore të Polonisë ku gjenden aeroplanë luftarakë të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ne gjithmonë do të bëjmë atë që duhet për të mbrojtur aleatët tanë, mirëpo ne nuk mendojmë se ka nevojë për të ndryshuar nivelet e alarmit për forcat bërthamore të NATO-s”, ka thënë Stoltenberg.

Kremlini ka kërkuar që forca parandaluese – që përfshin edhe krahun bërthamor – të jetë në gatishmërinë më të lartë, pas urdhrit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Vetë NATO-ja nuk ka armë bërthamore, mirëpo tri shtetet e saj anëtare, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, i kanë ato.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo: KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button