Messi mungon në Champions, shkon në gjyq

Lionel Messi nuk do të mund të luaj në fillimin e sezonit të Ligës së Kampionëve. Lojtari më i mirë në botë me 17 shtator duhet të paraqitet në gjyq me akuzat për evazion fiskal.

Messi dhe babai i tij akuzohen se kanë shmangur 4 milion euro taksa në vitet 2006-2009.
Sipas kalendarit të UEFA-s, Liga e Kampionëve fillon me datë 17 shtator.

Së fundmi është mësuar se po përgatitet një tjetër hetim, madje për vitet 2010-2012, pasi dyshohet se ka sërish evazion fiskal, madje në shifra më të mëdha. Futbollisti duket se nuk i ka deklaruar të gjitha të ardhurat e tij nga përdorimi i imazhit, duke u munduar që të mos i paguajë të gjitha taksat.

Lajme të ngjashme

Back to top button