Radio Dibra emri i saj do mbetet në histori

Më datë 7 shkurt të vitit 1965, për herë të parë në eterin e valëve u dëgjua “Ju flet Radio-Dibra”, radiostacioni i parë shtetëror në Dibër. 
I gjithë ky funksionim i saj ishte  falë teknikës së dhuruar nga Radio Shkupi. Emisione të shumta në tre gjuhë, atë shqipe, maqedonase dhe turke, kënaqnin dëgjuesit dibran duke emituar edhe programe të shumta nga sfera e kulturës, politikë, sport dhe informacione të tjera që kishin të bëjnë me komunën e Dibrës.
Emisionet informative emitoheshin dy herë në ditë, të mbushura plot e përplot me lajme që dibranët të kenë njohuri për atë se si zhvillohen ngjarjet në qytet. 
Në programin dhijetorësh dëgjuesit dëgjonin këngë të zhanreve të ndryshme të cilat paraqisnin laramani në program. Në frekuencën 94. 4 mhc tetë gazetarë më punë të palodhshme pasuruan këtë program edukativ që Radio Dibra të jetë shembull i pamposhtur për qytetin.
Qeveria në atë kohë solli ligjin e ri për radiodifuzion që radiot shtetërore në kontinuitet, ose të privatizohet ose të njëjtat të shuhen. Ishte kjo një revoltë e madhe nga ana e gazetarëve dibran sepse vite te tera nuk morrën pagat mujore nga ana e Radiodifuzonit dhe një sasi të ish Agjencionit për informim, ku më vonë ky dikaster i takoi Mi nistrisë për transport dhe lidhje.
Ndërkaq ambientet e Radio-Dibra janë të vendosura në Qendrën për kulturë ku me ndarjen e saj si njësi më vete, ky vend i ka takuar këtij sektori informativ. 
Mirëpo për ta privatizuar të njëjtën duhet me procedura gjyqësore që Radio Dibra të jetë prone e gazetarëve dhe jo e Ministrisë për kulturë si dhe të gjitha pagat mujore të paguhen nga ana e Qeverisë sepse punonjësit kërkojnë pagat e mbetura ku një kohë tejet të gjate u eshte premtuar dhe të njëjtat gati 5 vite nuk i kanë marrë. 
“Procesi gjyqësor vazhdon dhe shpresojmë të marrim atë që na takon. Kam punuar 30 vjet në Radio Dibra, u rrita dhe mësova gazetarinë në këtë shtëpi të bekuar informative, mirëpo në fund u zhgënjyem të gjithë, krahas 28 radiostacione në Maqedoni edhe Radio Dibra u bë kurban i vendit.
Ne nuk kërkojmë asgjë të huajën, kërkojmë hisen tonë dhe mundin tonë, këto mure janë ndërtuar nga duart tona, jemi ne ata që krijuam një media elektronike me emisione të shumta edukative dhe në fund mbetëm pa strehë në kokë. Koha është flori dhe do të tregojë të vërtetën dhe fatin e këtyre mediave që mbetën në mëshirë të kohës”, theksoi gazetarja Vera Todorovska, gazetare në radio me 30 vjet përvojë pune.
Vlen të përmenden çmimet e mëdha të këtyre gazetarëve të cilët jnë dekoruar në manifestimin “Ditët e Radios maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button