Mrekulli! Aksidenti me motoçikletë i dha shqiptarit idenë më të mirë për biznes

Në çdo të keqe ka një të mirë, është një thënie klishe, dhe për Enis Bacovën, ky ishte një aksident rrugor, i cili gati e mbyti, por që në fund çoi në krijimin e një biznesi të ri në internet, shkruan “The New Zealand Herald”.

Shqiptari që jeton në Auckland të Zelandës së re, ishte duke i kaluar pushimet në qytetin bregdetar të Durrësit, në atdheun e tij, kur u rrëzua nga një motoçikletë me shpejtësi prej rreth 100 km/h, pa pasur kaskë në kokë.

Përveç që i theu ijet dhe disa brinjë, Enisi e çau edhe kokën dhe kaloi 48 orë në gjendje kome.
Kirurgët shqiptarë kanë punuar për shtatë orë për ta riparuar trurin e tij.

“Shërimi zgjati gjashtë muaj dhe Rippr ishte rezulat i të menduarit gjatë këtyre gjashtë muajve”, thotë ai.

Rippr u aktivizua në shkurt dhe është një sistem i bazuar në internet të cilin mund ta shfrytëzojnë shitësit ushqimorë, restoranet dhe kafenetë për të ofruar shpërblime për konsumatorët e tyre.

Në vend që të mbajnë edhe një kartelë tjetër të anëtarësisë në kuletat e tyre ose t’i humbin ato në ndonjë sirtar në shtëpi, konsumatorët ia japin numrin e celularit të tyre shitësit me pakicë që të anëtarësohen pa pagesë.

Pas aktivizimit të llogarisë së tyre në internet, ata të fitojnë “Rippr dollarë” me çdo blerje (zakonisht 5 deri 20 për qind të çmimit të blerjes), që mund të fitohen dhe të harxhohen gjatë vizitave të mëvonshme, duke e futur numrin e pinit në dyqan.

Konumsatorët, poashtu mund të fitojnë shpërblime shtesë në bazë të shumës totale të dollarëve Rippr të cilat shtohen në “pishinën” e çdo shitësi. Ata poashtu inkurajohen ta promovojnë këtë shërbim – dhe si rrjedhim edhe bizneset që e përdorin atë – nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook, Twitter dhe Google Plus.

Deri tani, Rippr-in e ofrojnë dhjetë kompani, duke përfshirë picerinë e “Dantes” në Ponsonby dhe restoranet Covo në Fort St Grey dhe Lynn, si dhe disa dyqane ushqimore.

Deri tani janë regjistruar rreth 3000 përdorues, tha Bacova, duke shtuar se ai ishte është i fokusuar që ta rrisë numrin e shitoreve me pakicë në 100, duke e përdorur teknologjinë.

Atëherë Rippr-i – të cilit klientët e biznesit i paguajnë një tarifë abonimi javor – do të bëhet fitimprurës, thotë ai.

Bacova, vëllai i të cilit Remioni e ka zhvilluar teknologjinë që e mundëson funksionimin e Rippr-it, tha se ishte një sfidë që të binden kompanitë për të futur në përdorim këtë skemë të besnikërisë, sepse kjo ishte një “gjë e re.”

“Tetëdhjetë përqind e të ardhurave vijnë nga 20 përqind e klientëve, kështu që këta konsumatorë besnikë, që i përsërisin blerjet e tyre, janë shumë të rëndësishëm,” tha Bacova. “Është shumë më e lehtë të mbahet një klient besnik se sa të sillet një klient i ri.”

37-vjeçari thotë se ka ardhur në Zelandën e Re në vitin 2001. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button