Nënvarianti “stealth” është konfirmuar edhe në vendin tonë: Dy raste në Shkup, një në Strumicë

Tre persona janë infektuar me nënvariantin e ri të omicronit të njohur si “stealth”, dy prej të cilëve janë nga Shkupi dhe një nga Strumica, njoftuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga laboratori për virologji dhe diagnostifikim molekular në Institutin për Shëndet Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk. 

Zbulimi i nënvariantit vjen pasi u renditën 41 mostra të personave pozitivë me koronavirus. Ishin sekuencuar: 13 raste nga Shkupi, Tetova – 4, Gjevgjelia – 4, Veles – 3, Koçan – 3, Shën Nikollë – 3, Negotinë-2, Kavadar – 2, si dhe nga një mostër nga: Ohri, Struga, Kumanova, Strumica, Gostivari, Vallandova dhe Vinica.

Te 35 mostrat ishte vërtetuar  BA.1 i omicronit, ndërsa te tre mostra ishte vërtetuar nënvarianti BA.2 i omicronit – i njohur edhe si “stealth” – dy nga Shkupi dhe një nga Strumica.

Në vend, akoma qarkullon edhe varianti delta (B.1.617.2), i dëshmuar në tri mostra, dy prej të cilave janë nga Gjevgjelia dhe një nga Velesi. Dy mostra konfirmuan praninë e gripit H3N2 (grip sezonal).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button