RMV, derivatet e naftës nga mesnata do të kenë çmime të reja

Benzinat nga mesnata do të rriten për një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me këtë vendim rriten me 0.6 për qind çmimet me pakicë të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 82 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84 denarë, EURODIESEL BS (DE-V) për 74 denarë dhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) edhe më tej mbetet 73 denarë për litër.

Me vendim të KRRE-së për 0,046 denarë për kilogram, ulet çmimi i mazutit M-1 NS dhe tani do të jetë 46,491 denarë.

Si arsye për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës, KRRE thekson rritjen e çmimeve referencë në tregun botëror në shtatë ditët e fundit për benzinën me mesatarisht 3,904 për qind dhe naftën me 2,74 për qind, si dhe për 1,804 për qind kursi më i lartë i denarit ndaj dollarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button