RMV, në mesnatë ulet çmimi i dizelit dhe benzinës
Komisioni Rregullator i Energjetikës ka miratuar vendim me ë cilin prej sonte në mesnatë do të ulet çmimi i dizelit dhe benzinës, njofton Portalb.mk.
Çmimi me pakicë i benzinës Eurosuper BS95 do të ulet për 1 denarë për litër, ndërkaq benzina Eurosuper BS98 për 1,50 denarë për litër. Dizeli do të lulet për 2 denarë për litër.
Çmimet e reja të derivateve:
- Benzina Eurosuper BS95: 80 denarë për litër
- Benzina Eurosupber BS98: 82 denarë për litër
- Dizeli: 69 denarë për litër
- Vaji ekstra i lehtë: 68 denarë për litër
- Mazuti: 41,075 denarë për kilogram