RMV, disa derivate do të shtrenjtohen, të tjerat mbeten me çmime të njëjta

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.14 për qind krahasuar me vendimin e datës 10.4.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen paraprake, tregojnë rritje mesatare: për benzinën 0,784%, për dizelin 0,639%, për vajin ekstra të lehtë ka rënie prej 0,211% dhe te mazuti ka rritje prej 1.245%, transmeton Portalb.mk.

Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më i ulët për 0,164%.

Çmimet me pakicë të benzinës “Eurosuper BS-98” dhe “Eurodiesel (D-E V)” nuk ndryshojnë.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 denarë/l.

Çmimi me pakicë i benzinës “Eurosuper BS-95” rritet për 0,50 denarë/l, ndërsa çmimi me pakicë i “mazutit M-1 NS” rritet për 0,330 denarë/kg.

Nga data 19.4.2023, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzina “Eurosuper BS-95” – 85,00 (den/litër)
Benzina “Eurosuper BS-98” – 87.00 (den/litër)
Dizeli “Eurodiesel BS (D-E V)” – 74.00 (dena/litër)
Vaj ekstra i lehtë 1 (EL-1)” – 72,50 (den/litër)
Mazut M-1 NS – 41.409 (denar/kilogram)

Këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 19.04.2023. Shitësit me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve të transportit mund të vendosin çmimet e produkteve individuale të naftës dhe karburanteve të transportit më të ulëta se çmimet më të larta të përcaktuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button