Tetovë, paraburgim dhe hetim për 19 vjeçarin që përdhunoi të miturën

Prokuroria themelore publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër një personi për veprën penale përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare. I dyshuari 19-vjeçar ka sulmuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare më 12 prill, në afërsi të marketit te ndërtesat e vjetra të Universitetit Shtetëror në Tetovë, duke përdorur forcë dhe kërcënime, transmeton Portalb.mk.

“Ai së bashku me një person tjetër të panjohur e kanë takuar viktimën në një rrugicë teksa ajo ishte duke ecur drejt marketit. I dyshuari, përndryshe fqinji i saj, e ka tërhequr për krahu drejt një veture të parkuar aty pranë. Personi tjetër e ka hapur veturën, pas së cilës i dyshuari e ka goditur viktimën në fytyrë dhe e ka futur me forcë në sediljen e pasme. Automjeti drejtohej nga një person i panjohur, i cili i ka mbyllur dyert dhe i ka larguar 200 metra, më pas e ka parkuar veturën dhe ka dalë. I dyshuari dhe viktima kanë mbetur në sediljen e pasme, i cili e ka detyruar vajzën të kryejë akte seksuale duke përdorur forcë. Më pas ka telefonuar personin e panjohur dhe së bashku me makinën e kanë kthyer viktimën nga vendi ku e kanë marrë. I dyshuari e ka kërcënuar se do ta vriste nëse i tregonte dikujt për ngjarjen”, njoftuan nga Prokuroria.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, duke vlerësuar se ai mund të ikë për të ndikuar mbi dëshmitarin/viktimën ose për të përsëritur veprën penale. Gjykata e pranoi propozimin e prokurorisë dhe i caktoi të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button