Kovaçevski: “Yageo” do të investojë mbi 200 milionë euro dhe do të hapë 3900 vende të reja punës në Shkup dhe Shtip

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një video fjalim, ka uruar menaxhmentin e kompanisë „Yageo” dhe drejtorin e Zonave Zhvillimore Teknologjiko-Industriale, Jovan Despotovski, me rastin e investimit të ri të “Yageo” në zonat në Shkup dhe Shtip në lëminë e elektronikës.

Bëhet fjalë për  investim më të madh Greenfield që nga pavarësia e vendit tonë, me vlerë 205 milionë euro dhe mbi 3900 vende të reja pune.

“Bëhet fjalë për një kompani lider shumëkombëshe për prodhimin e komponentëve elektronikë, e cila ka një prani të fortë globale dhe objekte të veta prodhimi dhe shitjeje në Azi, Evropë dhe Amerikë me 40,000 punonjës në mbarë botën. Komponentët elektronikë që i prodhojnë dhe që janë një nga prodhuesit më të mirë në botë për rezistorët e çipave dhe kondensatorët e tantalit përdoren në industrinë e hapësirës ajrore dhe automobilistike, 5G dhe telekomunikacionin, industrinë, mjekësinë, menaxhimin e energjisë, energjinë e gjelbër etj.”, tha Kovaçevski.

Me konceptin e ri të nxitjes së investimeve, Kovaçevski tha se arritëm ta vendosim vendin tonë mjaft lart në hartën e destinacioneve të investimeve që kanë kapacitetin dhe kushtet për të realizuar investime cilësore nga të cilat do të përfitojmë si vend, por më e rëndësishmja investime që sjellin direkt përfitim për qytetarët e vendit.

“Shifrat flasin më së miri se sa efektiv është koncepti i ri i investimeve dhe mbështetjes së investimeve në DZIZHT. Në dy vitet e fundit janë arritur kontrata mbi 650 milionë euro, që është më shumë se gjysma e vëllimit total të investimeve të realizuara në 10 vitet e mëparshme. Me këtë investim kalojmë shumën mbi 850 milionë euro. Ne kemi mbi 16,500 të punësuar në Zona që është mbi 10,000 punëtorë, vetëm nga viti 2017 deri më tani. Në tremujorin e parë kemi gati një miliard euro eksporte, që është niveli më i lartë në 5 vitet e fundit”, shtoi Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button