Nga mesnata do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,06 % në raport me vendimin e datës 6.4.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 4,946 %, te nafta për 4,784 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,793 % dhe te mazuti ka rritje për 1,892% . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,224%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) rriten për 2,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,505 den/kg dhe do të jetë 41,079 den/kg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button