RMV, sot fillon skrining-testimi për kovid-19 për vlerësimin e imunitetit të popullatës

Prej sot fillon skrining-testimi sipas rastit, i cili duhet të tregojë nëse dhe çfarë imuniteti ndaj kovid-19 ka popullata në vend që t’i ndihmojë Komisionit për Sëmundje Infektive dhe shtetit në planifikimin e masave të ardhshme. Testi është planifikuar të bëhet në një mostër prej 1000 të anketuarve në Shkup, por ekziston mundësia që të zgjerohet në të gjithë vendin për të marrë të dhëna më reale për imunizimin në këtë moment, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski, javën e kaluar informoi se testimi i tillë është bërë para një viti dhe ka treguar se rreth 30 për qind e të anketuarve kanë qenë seropozitiv, përkatësisht kanë pasur imunitet, që ka ardhur ekskluzivisht për shkak të sëmundjes.

Ministri i shëndetësisë Bekim Sali, në një intervistë për “360 Gradë”, paralajmëroi një analizë serologjike në të gjithë territorin e vendit.

“Kjo analizë do të na tregojë realisht se sa të imunizuar jemi. Kemi evidencë se sa janë vaksinuar, sa janë me një, dy, tre vaksina, me çfarë vaksinash. Por, duke ditur që lloji omicron në veçanti kalon me një formë klinike më të lehtë, shumë nga popullata jonë nuk shkuan për test PCR ose e kaluan omicronin vetëm në kushte shtëpie. Dhe duam të kemi një pasqyrë të qartë se sa nga popullata jonë e kanë kaluar kovidin dhe në bazë të këtyre rezultateve do të kemi një pasqyrë dhe mendoj se do të dalim publikisht të themi që sipas numrave tanë, të evidencën që kemi, 41 për qind janë të imunizuar me vaksinë, por bazuar në hulumtimet, ka mundësi, që jemi 60 për qind të imunizuar në mënyrë natyrale”, tha ministri i Shëndetësisë.

Dje janë regjistruar 920 raste të reja me kovid-19 nga 3.338 teste ose 27.5 për qind, kanë vdekur 11 persona dhe janë shëruar 1.190 pacientë. Janë regjistruar 119 riinfeksione.

Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve (n = 11), 6 persona janë vaksinuar plotësisht, te 9 persona janë regjistruar sëmundje shoqëruese. Raste aktive janë 11.135 persona.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, persona më aktivë ka në Shkup 6.314, pastaj Manastir 519, Kumanovë 470, Kavadar 447, Tetovë 416, Prilep 362, Veles 331, Ohër 275, Strumicë 239, Gostivar – 234. Në qytetet tjera ka më pak se 200 të infektuar. Raste më pak aktive ka në Dojran, vetëm pesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button