“Bllagoja Toska”, nuk mund të vazhdojnë punimet sepse ka konteste pronësore-juridike

Bulevardi “Bllagoja Toska” asesi të përfundojë, punimet filluan para zgjedhjeve dhe u lanë në gjysmë. Është rregulluar vetëm pjesa deri te ura mbi Lumi Shkumbin dhe e njëjta është shndërruar përsëri në parking. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami u shpreh se ka konteste pronësore-juridike për procesin e eksproprijimit, ku thotë se do ti takojë personalisht banorët për zgjidhjen e të njëjtës, shkruan Portalb.mk.

Për tu ndërtuar ky bulevard duhej të rrënoheshin disa shtëpi, por ka shtëpi në të cilat ende nuk janë prishur, madje aty ende jetojnë familje.

Pikërisht kjo është edhe arsyeja që pengon këtë projekt të vazhdojë ashtu siç është paraparë deri te Shkolla Tekstile, kështu pohoi kryetari i Komunës së Tetovës.

“Është në realizim e sipër segmenti nga Spitali i Tetovës deri te shkolla e mesme Teksitle. Ka konteste pronësore-juridike për procesin e eksproprijimit. Ditët që vijnë do ti takoj personalisht banorët të cilët nuk janë të kënaqur me vlerësimin që është bërë nga komisioni komunal dhe shpresoj që do të gjejmë gjuhë të përbashkët për vlerësimin që është bërë dhe të vazhdojë procesi i ndërtimit të atij bulevardi dhe unë besoj që në bazë të marrëveshjes me firmën kontraktuese deri në pranverë kur do të krijohen edhe kushte atmosferike do ti kemi të zgjidhura edhe këto çështje dhe besoj që shpejtë di të nis ndërtimi dhe përfundimi i këtij segmenti”, tha Bilall Kasami.

Ndër të tjera ai shtoi se edhe për bulevardin “Bllagoja Toska” edhe për bulevardin “Ilinden” nga posta deri te rreth rrotullimi te stadiumi do të formojë komision të veçantë të cilët do të përpilojnë plan aksional se si këto dy bulevarde të hapen tërësisht ashtu siç janë në planin gjeneral urbanistik.

This slideshow requires JavaScript.

Punët për vazhdimin e këtij Bulevardi prej rreth 460 metra, nga pjesa ndër spitalin deri te Shkolla Tekstile, filluan me 27 gusht të vitit të kaluar dhe duhej të përfundonin në afat prej 90 ditëve, por aty është punuar vetëm disa metra, vetëm deri te ura.

Investitor në këtë projekt është Qeveria e RMV-së, ndërsa financohet nga TAV me rreth 43 milion denarë. Punimet në këtë Bulevard i realizon Kompania NB, kurse Komuna e Tetovës është organ mbikëqyrës.

programin e tij për menaxhimin me Tetovën, kryetari Bilall Kasami te pjesa e urbanizmit, gjegjësisht si zgjidhe për probleme e adreson edhe vazhdimin e Bulevardit “Bllagoja Toska”.

“Lëvizja Besa do të angazhohet për ndërtimin dhe meremetimin e infrastrukturës së dobët. Prioritet: hapja e tre bulevardeve si “arterie” kryesore të qytetit: Bulevardi “Qendër-Ilinden”, vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” dhe bulevardit “Vidoe S. Bato”, thuhet në Programin Zgjedhor 2021-2025 për Tetovën të Kasamit.

Ky bulevard u promovua disa herë gjatë mandatit 8 vjeçar të Tetua Arifit si e para e Tetovës, madje për herën e fundit shumica a integristëve u mblodhën për të promovuar të njëjtin, i cili ende sot është në gjendje të mjerueshme. Arifi deklaroi se deri te shkolla Tekstile e kanë mbyllur procesin e eksproprimit, ku në aspektin formalo-juridik nuk kishte probleme, por sot kryetari i ri deklaron të kundërtën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button