Çausidis: Gazetarët janë peng i kontestit me emrin

Në mëngjes ka filluar konferenca rajonale e organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel “Speakup 2“, ku 400 gazetarë nga Ballkani perëndimor dhe Turqia flasin për problemet në lidhje me lirinë e mediumeve me të cilat përballet rajoni.

Të parët në mesin e panelistëve ishin kryetarja e Sindikatës së pavarur të mediumeve dhe punëtorëve në mediume, Tamara Çausidis dhe zëvendës kryeministri për Integrime Evropiane, Fatmir Besimi. Besimi lavdëroi ligjin për anti-diskriminim, i miratuar gjatë bisedimeve me Shoqatën e Gazetarëve në Maqedoni (SHGM), por theksoi se sfida ende mbetet deri sa të miratohet propozim-ligji për mediume, me të cilin të gjitha anët do të ishin të kënaqura.

“Më mirë është të punojmë në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë, qeveria të punon në rregulloren ku do të garantohet liria e mediumeve, ndërsa gazetarët të punojnë në vetë-rregullim, me qëllim që të ngriten standardet etike dhe profesionale, dhe kështu të vazhdojmë ardhmëri”, theksoi Besimi.

Pas tij, fjalim ka mbajtur edhe Tamara Çausidis, që ishte edhe një fjalim i zjarrtë, duke përfunduar kështu me duartrokitje nga shumica e të ftuarve në konferencë. Çausidis i theksoi problemet kryesore në gazetari, siç janë presioni nga qeveria, censurimi, vetë censurimi, por edhe vetë retorika e Brukselit ndaj gazetarëve të Maqedonisë dhe mënyrën në të cilën ajo ndryshohet varësisht nga tregu politik ku Brukseli e bën me qeverinë.

“Kur bëhet fjalë për administratën evropiane, kritikat e tyre ndryshojnë varësisht nga ajo që qeveria e premton dhe siç bëhet pazari me Brukselin. Liria e mediumeve në Maqedoni është bërë peng i kontestit me emrin, që është e papranueshme”, theksoi Çausidis. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button