Mijatoviq: Dita ditës më keq me gjendjen e mediumeve

Gjendja e lirisë së mediumeve në Ballkanin Perëndimor, në Turqi, por edhe në disa vende anëtare të BE-së, po bëhet gjithnjë e më e vështirë, deklaroi e dërguara speciale e OSBE-së për mediume, Dunja Mijatoviq në hapjen e konferencës Speak up, që i kushtohet lirisë së mediave në Ballkan, e cila sot filloi në  Bruksel.

Duke folur për Maqedoninë Mijatoviq theksoi se ekzistojnë shembuj të shumtë, të cilët pasqyrojnë keqësimin e situatës.

“Para do kohësh gazetarit Kezharovski i është shqiptuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, për shkak të autorësisë së një teksti”, deklaroi Mijatoviq.

Në vlerësimin për Maqedoninë ajo shtroi edhe çështjen e propozimit nga qeveria të Ligjit për media.

“Qeveria bëri publik propozimligjin, në të cilin ka elemente të reduktimit të lirisë së mediave”, tha Mijatoviq.

Në këtë konferencë të organizuar nga Drejtori për Zgjerim i BE-së, marrin pjesë qindra përfaqësues të mediave, OJQ-ve dhe institucioneve nga vendet e Ballkanit dhe Turqia. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button