Sonte edicioni i 6 ‘Shiko muzikë, dëgjo fotografi, fito libër’

Edicioni i sivjetmë i manifestimit ‘Shiko muzikë, dëgjo fotografi, fito libër’ do të mbahet sonte në Parkun e qytetit me fillim në ora 21:00.

Në repertoarin e Filharmonisë të Maqedonisë janë paraparë hitet e muzikës disko më të popullarizuara botërore të viteve 70′ dhe 80′- ta, nën dirigjimin e e maestros Timoti Redmond të përpunuara për orkestër të madh simfonik dhe bend muzikor.  

Në pëlhurën e pikturave me perfomancë artistike do të paraqiten artistët Toni dhe Emil Shullajkovski të cilët do të krijojnë në pëlhura me dimenzione të mëdha, të frymëzuar nga muzika e cila njëkohësisht do të ekzekutohet dhe krijohet.

Nga segmenti i artit letrar, këtë vit në 20 000 ekzemplarë – libra dhuratë, publiku pranishëm do të ketë mundësi të merr falas librin” NJË DITË DO TË TAKOHEMI”, nga autori i mirënjohur, poeti Nikolla Maxhirov, i cili me poezinë e tij po e pushton botën, duke shkruar pa kushtëzime në ”gjuhën e tij maqedonase”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button