Neymar i rezervon gjysmëfinalen Brazilit (VIDEO)

Vendasit e Brazilit kanë vazhduar me rezultatet të mira në Kupën e Konfederatave. Skuadra e drejtuar nga Luis Felipe Scolari ka arritur të shënojë fitore të lehtë 2:0 kundër përfaqësueses meksikane, për të siguruar kalimin në gjysmëfinale të kësaj gare. 

Brazilianët e dominuan gjithë takimin, ndërsa me golat e Neymar dhe Jo siguruan kalimin tutje. Qysh në minutën e nëntë, Brazili kaloi në epërsi. Pasimet e bukura mes Hulk dhe Dani Alves, sollën një harkim të bukur të këtij të fundit, teksa topin e larguar me kokë nga mbrojtja meksikane e goditi furishëm Nemyar, duke shënuar një tjetër gol fantastik në këtë eveniment. 

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërsa qysh në fillim të pjesës së dytë, vendasit përsëri shënuan, por goli i Thiago Silvës u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. 

Te Meksika Dos Santos u mundua që përmes disa kundërsulmeve të rrezikonte, mirëpo Luiz ishte problemi numër një për anësorin e shpejtë. E kur pritej që Brazili të fitonte minimalisht, në skenë del sulmuesi Jo, i cili pas asistimit fantastik nga Neymar, shënoi për 2:0. Brazili siguroi një pozitë në ndeshjet gjysmëfinale, duke kaluar nga Grupi A.
Shikojeni mjeshtrin e Neymar, futbollisti i ri i Barcelonës dhe ylli i kombëtares së Scolarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button