PSG-ja nxori në shitje supersulmuesin

Drejtuesit e Paris Saint-Germainit kanë marrë vendim të prerë për sulmuesin e Brazilit, Neymarin, raporton Koha.net.

Sipas sajtit “FootMercato” të hënën, Neymar do të nxirret në shitje me të përfunduar sezoni aktual. Bëhet e ditur se te Parisi nuk janë të kënaqur me Neymarin, i cili ka pasur telashe me lëndimet dhe fjalosje me bashkëlojtarët. 31-vjeçari ka 17 gola e 16 asistime për Parisin këtë edicion, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2025.

Klubi francez është i gatshëm ta shesë Neymarin për një ofertë deri në 80 milionë euro. Ai iu bashkua Parisit në vitin 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button