U miratuan ligjet për marrëveshjet e “Ballkanit të Hapur” për qasje të lirë në tregun e punës dhe identifikimin elektronik

Me 62 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi sot në kuadër të seancës së 84-të, e miratoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për kushtet për qasje të lirë në tregu e punës në Ballkanin Perëndimor, raporton MIA.

Deputetët, gjithashtu me 62 vota “pro”, asnjë kundër dhe abstenim, i dhanë mbështetje Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” mundësojnë heqjen e lejeve të punës dhe tregun e lirë të punës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë.

Me marrëveshjen për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës, ata lejohen të punojnë në cilindo nga tre vendet pa marrë leje pune, pa barriera, pa aplikime dhe pritje, pa kosto administrative. Marrëveshja për kushtet për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik, nga ana tjetër, parashikon qasjen në shërbimet elektronike të portaleve kombëtare të të tre vendeve përmes krijimit të identifikimit elektronik “Ballkani i hapur” për realizimin e mundësisë së qasjes në në tregun e punës në ato vende.

Marrëveshjet u nënshkruan më 21 dhjetor 2021 në Tiranë nga krerët e tre vendeve të nismës “Ballkani i Hapur”, kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në seancën e 84-të, leximin e parë e kaloi edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete në lexim të parë, pas së cilës kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë.

Në samitin e fundit të Ballkanit të Hapur të mbajtur më 14 nëntor, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ia vlen të vazhdohet procesi i Ballkanit të Hapur, i cili përfshin tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e Procesit të Berlinit tha se Ballkani i Hapur është në përputhje me Procesin e Berlinit dhe duhet të vazhdojë.

Rama, duke u shprehur në këtë kontekst ishte më eksplicit, tha se ia vlen të vazhdohet me Ballkanin e Hapur, i cili, siç tha ai, është një proces i përjetshëm, ndryshe nga ai i Berlinit, i cili është i hapur, por jo i përjetshëm.

Përndryshe, “Ballkani i Hapur” është një nismë rajonale që synon të përmirësojë lirinë e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Ajo u themelua në vitin 2019 nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama dhe Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me emrin Mini Shengen. Në vitin 2021, nisma mori emrin “Ballkani i Hapur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button