Neymar mori trofeun në emër të Peles

Sulmuesi aktual i PSG-së ka shfrytëzuar rastin për të nderuar Pele, raportoi ABC.

“Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Doja të ndaja me ju se jam ftuar nga Budweiser për të nderuar Pelen me trofeun “Lojtari i Historisë”. Është një nder të jem pjesë e këtij momenti”,-tha Neymar, në një video e postuar në Instagram.

Përveç kësaj, braziliani ka postuar në llogarinë e tij personale një publikim të shoqëruar me tekstin e mëposhtëm, “Ai që e bëri futbollin mbretërinë e tij. Ai që në vend që të krijonte luftëra ndaloi një. Ai që përdori fuqinë e tij për të magjepsur botën. Ai që sfidoi sovranitetin.Ai që nderohej.Ai që bëri dinastinë e tij.Ai që frymëzoi rininë.Ai që ndërtoi një perandori.Ai që mbante të gjitha kupat e arta. Ai që nuk ishte thjesht njeriu i ndeshjes. Ai ishte më i miri i historisë”,- thuhej në postimin e Neymar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button